E mitura shtatzënë raporton në polici se është dhunuar

Policia e Kosovës ka nisur një hetim për një rast të dyshuar dhunimi. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar.
Rasti në polici është raportuar nga viktima e cila aktualisht është shtatzënë, në prani të një gruaje tjetër.
“Me datë 19.01.2023 ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion policor së bashku me viktimën femër kosovare, të mitur, pasi kishte kuptuar se e njëjta (e mitura) ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër kosovare në prani të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button