E mitura u dhunua në një shtëpi të pa banuar, u arrestua i dyshuari
24 Nëntor 2020
Policia sot informoi se një e mitur ka raportuar se të enjten e ka dhunuar një i dyshuar, mashkull kosovar, në një shtëpi të pa banuar në Rahovec.
“Njësitë policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Në lidhje me rastin në prezencën e mbrojtësit dhe punëtorit të qendrës për punë sociale është intervistuar, gjithashtu është intervistuar edhe i dyshuari.”, informoi policia.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./21Media