Iu përkeqësua gjendja shëndetësore

Iu përkeqësua gjendja shëndetësore

Një grua 85 vjeçare nga Patosi është nisur me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes, 19 mars.

E moshuara ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe shkruaja e saj në Tiranë është bërë për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.

Mësohet se e moshuara është nëna e një pacienti 61 vjeçar që ndodhet prej ditesh në spitalin Infektiv në Tiranë, nga i cili mund të jetë infektuar.

Gruaja e moshuar mësohet se ka edhe probleme të tjera shëndetësore dhe gjatë ditëve që ka qenë në vetëkarantinim është asistuar ngë mjekë të Spitalit Fier dhe Qendrës Shëndetësore Patos./oranews