A e keni menduar ndonjëherë Cristiano Ronaldo në fanellën e Barcelonës, duke luajtur përkrah Lionel Messit.

Epo, një gjë e tillë ka mundur të ndodh, së paku sipas raportimit të Guillem Balague, gazetarit të njohur spanjoll.

Ai bën të ditur se Juventus ka ofruar Cristiano Ronaldon te Barcelona, për të reduktuar pagën e madhe të portugezit nga klubi.

Kampionët e Serie A janë goditur shumë nga kriza e pandemisë COVID-19, dhe po kërkojnë të “heqin qafe” kontratën e madhe të Ronaldo, dhe kështu kanë kontaktuar Barcelonën.

Ronaldo ka qenë golashënuesi më i mirë i Juventusit në sezonin e fundit me 35 gola në të gjitha garat.