Një dem në Francën e Jugut u trajtua në një mënyrë interesante pasi transportohej në pjesën e prapme të një veture.

Pamja surreale u ndesh me shoferët që po udhëtonin përgjatë autostradës D979 afër Cailar në Camargue, më 5 korrik.

Pamjet e regjistruara rreth orës 4.30 pasdite nga një pasagjer në një makinë, tregojnë demin e madh të zi që qëndron në vendet e pasme të një veture të tipit “Peugeot”.

Një litar i bardhë i është rrethuar rreth qafës së demit dhe duket se është i lidhur në diçka brenda makinës në lëvizje, transmeton rtv21.tv.

Videoja u ngarkua nga Anthony Mathieu i cili tha: Ne shohim shumë gjëra të pazakonta në Camargue por kjo ishte e para.

Chérie FM Grand Sud, raporton se demi kishte shpëtuar nga pronari i tij dhe ishte duke u transportuar përsëri në mënyrë të sigurt.

Anthony e ngarkoi videon në “Facebook” më 6 korrik, ku bëri shaka: “Nuk mund të thuash që nuk e ke parë kurrë.”

Kjo video është shikuar më shumë se 135,000 herë.

Rajoni është i njohur për rritjen e bagëtive dhe përplasjet me dema./21Media