Një foshnjë e porsalindur është fotografuar në Vietnam duke thyer mbështjelljen kontraceptive  që nëna e tij e ka përdorur në një përpjekje të dështuar për të ndaluar ngjizjen.

Nëna 34 vjeçare e cila ka pasur edhe dy fëmijë të tjerë më parë, raportohet se ka futur pajisjen spirale me tel bakri dy vjet më parë, përcjell portali rtv21.tv

Spiralja doli në të njëjtën kohë me foshnjën.

Fotografitë e bëra nga mjeku obstetër Tran Viet Phuong në Spitalin Ndërkombëtar Hai Phong, Vietnami verior, tregojnë që foshnjën e porsalindur që mban sprialen në duar.

Phuong tha: ‘Pas lindjes, mendova se mbajtja e pajisjes ishte interesante, kështu që bëra një fotografi. Asnjëherë nuk kam menduar se do të marrë kaq shumë vëmendje.’

Ai gjithashtu tha që spiralja mund të ketë dështuar në parandalimin e shtatzënisë nëse do të kishte lëvizur nga pozicioni i saj fillestar.

Në praktikë, pasi të futet në mitrën e një gruaje, spiralja e bakrit  ka për qëllim të lëshojë bakër ose hormone për të mos lejuar që spermatozoidi të fekondojë ndonjë vezë./21Media