Një 12-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Tales.

“Më  datë 26.07.2020, në Tale, Lezhë është mbytur në det i mituri  12 vjeç ,  banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /oranews