E rëndësishme që Kosova të vazhdojë me zbatimin e reformave

 

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi është takuar sot me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin në Bruksel, me të cilën ka diskutuar për luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin rajonal.

Në një postim në Twitter, Várhelyi ka shkruar se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me BE, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimin në rajon, duke tërhequr përfitimet nga plani ekonomik dhe investimeve.

Back to top button