E rrahën një femër në banesën e tyre, arrestohen dy persona

 

Policia ka njoftuar se dje gjatë mesnatës janë arrestuar dy burra kosovarë nga Prishtina, të cilët në banesën e tyre kanë sulmuar fizikisht një femër kosovare, e cila dyshohet se ishte e dashura e njërit nga të dyshuarit.

”Viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button