Çulev siguron se do të marrë masa për zbardhjen e rastit

Çulev siguron se do të marrë masa për zbardhjen e rastit

Në rrjetet sociale po qarkullon një video me pamje shqetësuese ku shihet se si dy djem rrahin një vajzë.

Mësohet se videoja është xhiruar në hyrje të një ndërtese banimi në Shtip.

Njëri nga djemtë dëgjohet se si e pyet vajzën “Qenke shtatzënë nga me mua a?!” dhe godet mbi të pa mëshirë, ndërsa të njëjtën gjë më pas e bën edhe djali tjetër.

Autoritetet tashmë janë duke e hetuar rastin.

Përmes profilit të tij në Facebook, Ministri për Punë të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Naqe Çulev informoi se janë marrë masat për konfirmim të identitetit të personave që shihen në video, ndërsa dy djemtë janë privuar nga liria.

Inicialet e tyre janë S.A dhe P.R ka shkruar Çulev, duke siguruar se MPB do të marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore e Shtipit ka informuar se tashmë ka hapur lëndë duke u nisur nga videoja që qarkullon në internet e ku shihet ushtrim dhune ndaj vazjës.

Për të siguruar kushte për sjellje të pandërprerë të procedurave të mëtutjeshme dhe zbardhjen e veprës penale duke mbledhur prova materiale dhe gojore, Prokurori Publik nga Prokuroria Publike e Shtipit lëshoi udhëzime dhe urdhra pranë institucioneve kompetente për gjetjen e autorëve dhe ndalimin e tyre.Prokuroria po merr vazhdimisht hapa për të sjellë autorët para drejtësisë”, shkruajnë nga PTH-Shtip./TV21