Ditët e fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i rrejshëm për vdekjen e këngëtarit shqiptar Nysret Muqiqi.

Pas këtij lajmi ka reaguar djali i tij, këngëtari, Albatrit Muqiqi duke thënë se babai i tij është shumë mirë me shëndet. Albatriti thotë se personat që e kanë bërë këtë lajm do të ndiqen penalisht.

“Përshëndetje miq, shokë, po marr shumë telefonata prej jush, për një lajm të rrejshëm dhe aspak të vërtetë. Portali në fjalë i cili për ca klikime dhe përfitime të veta ka postuar një lajm të rrejshëm për babën tim Nysret Muqiqi, i cili është shëndosh e mirë, ndërsa lajmi nuk është aspak i vërtetë. Portali në fjalë do të ndiqet penalisht për këtë shqetësim që na është bërë mua dhe familjes dhe rrethit tonë, A.M”, ka shkruar Albatrit Muqiqi në InstaStory./21Media