E sulmoi dhe i grabiti para një burri, u arrestua i dyshuari

 

Policia ka bërë të ditur se dje është arrestuar një burrë kosovar pasi që të dielën e ka sulmuar fizikisht si dhe ia ka grabitur paratë një burri nga Rahoveci.

”Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se një person i panjohur me maskë ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i grabitur çantën me pazarin ditor me para dhe ka ik në drejtim të pa njohur. Me datë 24.05.2021 njësiti i hetuesisë ka arrit që ta identifikoi dh e arrestoi të dyshuarin mashkull kosovar”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button