Një person u lëndua dje në Mitrovicë nga shembja e dheut, që e zuri sa ishte duke punuar gjatë hapjes së një kanalizimi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një kompani, gjatë gërmimit-hapjes së kanalit për kanalizim nga shembja e dheut është zënë dhe ka pësuar lëndime trupore.”, njoftoi sot policia.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./21Media