Këngëtari amerikan, Ed Sheeran, mori vëmendje të madhe që kur bëri të ditur se u bë baba për herë të parë.

Dhe tashmë ka bërë një paraqitje të rrallë në publik, ndërsa shihej duke performuar me kitarë, shkruan Daily Mail.

Artisti ka argëtuar adhuruesit e tij përmes një video, të cilën e ka shpërndarë në YouTube.

 

“Kam nga një kitarë në secilën dhomë. Më pëlqen që të ec nëpër shtëpi dhe të shoh instrumente gjithandej”, ka thënë ai.

Ed Sheeran ka interpretuar edhe këngën e re “Afterglow”, e cila u prit mirë nga admiruesit e muzikës së tij.

Ndryshe, videoklipi i “Afterglow” ka arritur të klikohet mbi 53 milionë herë në YouTube, që ga publikimi rreth 1 muaj më parë./21Media