Këngëtari i mirënjohur, Ed Sheeran dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn po bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse e mbajtën sekret këtë lajm, raportohet se krijuesi i shumë hiteve dhe gruaja e tij do të bëhen me fëmijë këtë verë.

Një burim i afërt me çiftin i tha The Sun se Cherry është në fazën finale të shtatzënisë.

Ky burim shtoi se ata qëndruan në shtëpinë e tyre në Suffolk gjatë pandemisë dhe rrallë u panë, për shkak se nuk deshën ta bëjnë publik lajmin për shtatzëninë./21Media