Ed po ndihmon në ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Ipswich

Ed po ndihmon në ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Ipswich

Një ndër yjet e muzikës, Ed Sheeran ka dhuruar mbi 1 milion funta për organizatat bamirëse lokale në Suffolk për shkak të situatës me koronavirus. Sipas The Sun, shumica e të ardhurave shkojnë për ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Ipswich. 29-vjeçari që ende jeton në Suffolk, deshi të ndihmonte banorët në këtë kohë të vështira, transmeton 21Media

Një burim i tha The Sun: “Është një kohë e vështirë dhe Ed deshi të bënte diçka për njerëzit”./21Media