Këngëtari anglez Ed Sheeran ka dhuruar sendet e tij personale në një ankand bamirësie, i cili u organizua për të mbështetur të rinjtë në Suffolk, dhe për krijimin e një parku lojërash në Ipswich.

Mes sendeve të dhuruara në këtë ankand ishte teksti i shkruar me dorë i hitit të tij “Perfect”.

Data e përfundimit të ankandit përkon me ditën e fundit të ekspozitës të “Ed Sheeran: Made in Suffolk”, që tregon historinë e tij nga fillimi deri në ditët e sotme e cila zgjat deri ne datën 8 nëntor.

Ndryshe, javë më parë Ed Sheeran është fotografuar për herë të parë me vajzën e tij të porsalindur, Lyra Antarctica, pesë javë pasi gruaja e tij Cherry Seaborn lindi.