Herët në mëngjes të martën, këngëtari, 29 vjeç Ed Sheeran dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn, 28 vjeç, njoftuan lindjen e vajzës së tyre në një mesazh të ëmbël në Instagram, duke zbuluar se vogëlushja erdhi në jetë një javë më parë, përcjell portali rtv21.tv

“Ello! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale që doja t’i ndaja me ju … Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme – Lyra Antarctica Seaborn Sheeran “, shkroi Sheeran poshtë një foto të adhurueshme të një palë çorapeve bebesh mbi një batanije blu dhe jeshile.

Ai tutje tregoi se nëna dhe foshnja janë mirë, si dhe kërkoi që të respektohet  privatësia e tyre.

Ed Sheeran në korrik të vitit të kaluar konfirmoi martesën me dashurinë e tij, Cherry Seaborn.

Sheeran u takua për herë të parë me Seaborn në shkollë kur ai ishte 11 vjeç,  por marrëdhënia e tyre nuk u kthye në romantike deri në verën e vitit 2015.

Në janar 2018, Sheeran zbuloi se ai i kishte propozuar Seaborn – e cila frymëzoi baladën e tij “Perfect” – gjatë sezonit të festave 2017./21Media