Ylli i këngës “Shape of You” Ed Sheeran është zyrtarisht si këngëtari më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30 vjeç.

29-vjeçari pati një rritje të pasurisë së tij me 40 milionë dollarë , duke e çuar pasurinë e tij totale në 200 milionë.

Sipas Sunday Times, i dyti në listë është Harry Styles, i ndjekur nga Niall Horan në vendin e tretë, Louis Tomlinson në vendin e pestë dhe

Liam Payne dhe Zayn Malik në vendet e gjashta dhe të shtata.

Grupi pop Little Mix renditet i katërti dhe Sam Smith është në vend të tetë. Stormzy, me një pasuri prej 20 milionë £, është në vendin e nëntë përkrah Rita Orës.