Ed Sheeran është fotografuar për herë të parë me vajzën e tij të porsalindur, Lyra Antarctica, pesë javë pasi gruaja e tij Cherry Seaborn lindi.

Këngëtari 29 vjeçar, dukej çdo centimetër një baba i përkushtuar ndërsa doli për shëtitje në Londër të enjten në mëngjes me vajzën e tij, shkruan Daily Mail.

Ed dhe Cherry, 28 vjeçare, njoftuan ardhjen në jetë të vajzës së tyre në Instagram në fillim të shtatorit pasi mbajtën sekret shtatzëninë e Cherryt deri disa javë para lindjes së Lyrës.

Krijuesi i hiteve “Shape Of You” dukej i veshur në mënyrë rastësore gjatë shëtitjes, duke dalë i veshur me xhinse të zeza dhe xhaketë lëkure.

Ai kishte vënë në kokë një kapele bejsbolli, teksa në anën tjetër mbante edhe një shishe me ujë.

Foshnja ishte veshur me tesha të bardha, ndërsa pushonte në sediljen e zezë të veturës, ndërkohë që gjatë shëtitjes ishte vënë në një karrocë të vogël fëmijësh.

Kujtojmë se këngët më të suksesshme të Ed Sheeran janë “Thinking Out Loud”, “Shape Of Yout”, “Perfect”, “Galway Gilr” dhe shumë të tjera.