Të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin

Të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin

Ed Sheeran dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn po shkëlqejnë në videoklipin e këngës së tij. Yjet u shfaqën për herë të parë në një videoklip bashkë për këngën e re të artistit, “Put It All on Me”, që e solli në bashkëpunim me Ella Mai. Një pjesë e klipit ku shfaqen ata dy u filmua në apartamentin e tyre në Londër. Kërcejnë, përqafohen dhe shkëmbejnë puthje, transmeton rtv21.tv

Sheeran takoi Seaborn në shkollë të mesme, kur ishte vetëm 11-vjeç. Lidhja e tyre nuk filloi deri në verën e vitit 2015. Pastaj në janar të vitit 2018, Sheeran zbuloi se i ka propozuar asaj gjatë festave të fundvitit në 2017-en. Ajo e inspiroi atë për baladën e tij “Perfect”.

Para pesë muajsh ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë./21Media