11 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet e vdekjes janë nga Prishtina 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizreni 2 raste (88, 82 vjeç), Drenasi 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakova 1 rast (71 vjeç), Gjilani 1 rast (79 vjeç), Kamenica 1 rast (92 vjeç), Mitrovica 1 rast (82 vjeç).

Me këto viktima numri i vdekjeve në Kosovë nga Covid-19 ka arritur në 885.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.930 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 855 raste pozitive./21Media