Edhe 12 persona vdiqën nga Covid-19 në Kosovë

 

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 12 persona nga COVID-19, kështu numri i të vdekurve deri tani ka arritur në 327. IKSHPK-ja ka bër të ditur se personat e vdekur kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 188 raste të reja, kurse janë shëruar edhe 142 persona. Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 3.976. /21Media

 

Back to top button