Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 vdekje si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 71 vjeç), Gjilan 2 raste (80, 75 vjeç), Viti 2 rast ( 75, 62 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Kamenicë 1 rast (48 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast ( 72 vjeç). “, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Kurse gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar edhe 524 rate të reja me Covid-19 në 1 mijë e 555 mostra të testuara.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Pejë 38 raste, Podujevë 37 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 21 raste, Drenas 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 15 raste, Obiliq 15 raste, Vushtrri 15 raste, Istog 12 raste, Viti 11 raste, Klinë 8 raste, Gjakovë 6 raste, Kamenicë 6 raste, Prizren 6 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Shtërpcë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe Ranillug.”, bën të ditur IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 46 mijë 118 raste nga 161 mijë e 907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë 186 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33mijë e 64 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 868./21Media