Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2668 testime të realizuara, 641 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Shkup-325, Kumanovë-26, Dibër-1, Shtip-25, Prilep-38, Tetovë-25, Strugë-5, Veles-10, Manastir-14, Ohër-10, Kvadarc-25, Gostivar-11, Gjevgjeli-20, Strumicë-24, Kriva Pallankë-9, Radovish-5, Krushevë-1, Koçan-10, Probishtip-3, Demir Hisar-2, Pehçevë-2, Berovë-3, Vallandovë-3, Vinicë-3, Dellçevë-2, Kratovë-3, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-18, Resnjë-8 dhe Negotinë-7.

Instutit i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 233 pacientë të shëruar nga korona virusi.

Shkup-89, Kumanovë-6, Dibër-2, Shtip-11, Prilep-13, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-3, Manastir-14, Kavadarc-4, Gostivar-1, Gjevgjeli-2, Strumicë-18, Kriva Pallankë-4, Radovish-8, Koçan-25, Probishtip-3, Berovë-2, Vallandovë-2, Vinicë-2, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-2 dhe Negotinë-1.

Betejën me virusin korona e kanë humbur 12 pacientë. Shkup-3, Prilep-2, Veles-2, Gostivar-2, Kumanovë-1, Strumicë-1 dhe Sveti Nikollë-1./TV21