13 persona janë regjistruar të vdekur si pasojë e Covid-19 gjatë 24 oprëve të fundit, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (83, 59, 54 vjeç), Pejë 2 raste (77, 72 vjeç), Prizren 2 rast (89, 81 vjeç), Viti 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Drenas 1 rast (88 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (69 vjeç). “, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar edhe 590 raste të rejanga 1775 mostra të testuara

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 244 raste, Mitrovicë 46 raste, Podujevë 35 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Gjilan 25 raste, Lipjan 25 raste, Viti 24 raste, Vushtrri 22 raste, Drenas 21 raste, Gjakovë 21 raste, Obiliq 20 raste, Ferizaj 13 raste, Prizren 13 raste, Kamenicë 10 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Pejë 4 raste, Dragash 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Novobërdë, Zubin-Potok.”, thuhet në njoftim.

Ndërsa gjatë 24 orëve janë konfirmuar të shëruar 969 raste.

Numri total i rasteve pozitive është 45.594 raste nga 160.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.174 raste të vdekjes, derisa numri i të shëruarve deri më tani ka rritur në 32.498. aktualisht numri i rasteve aktive të regjistruara është 11. 922./21Media