Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit në lidhje me Covid-19.

Në bazë të raportit të Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri 15 qytetarë kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Shqipëri, ndërkohë që raportohen 752 raste të reja me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në këto 24 orët janë kryer 2620 testime, ndërkohë që 545 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.072 që prej fillimit të epidemisë.

Po ashtu bëhet e ditur se viktimat kanë qenë të moshave nga 55 deri në 88 vjeç./21Media