Në komunën e Vushtrrisë sonte u regjistruan edhe 3 raste të reja me koronavirus dhe 15 të shëruar. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, i cili u shpreh se duke respektuar masat, luftohet koronavirusi.

“Së bashku duke respektuar distancën, higjienën dhe bartur maska për shëndetin publik që duam!”, shkroi ai në Facebook./21Media