16 persona kanë vdekur nga Covid-19 në 24-orët e fundit në Kosovë, bënë të ditur Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç).

Me këto viktima numri i vdekjeve nga covid-19 në Kosovë ka arritur në 849.

Sot janë regjistruar edhe 690 raste të reja me Covid-19 nga 1 mijë  e 566 mostra të marra./21Media