Edhe 170 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Britani të Madhe. Kjo shifër e çon në 34 mijë e 636 numrin e përgjithshëm të viktimave në Britani të Madhe.

Raportimet ditore të vdekjeve të njoftuara të dielave dhe të hënave janë zakonisht më të ulëta se në pesë ditët e tjera, për shkak të vonesave të raportimit në spital./21Media