Nga 95 rastet e reja me koronavirus që u konfirmuan sonte në Kosovë, vetëm një është nga komuna e Vushtrrisë. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.

Meholli ndau një lajm tjetër të mirë për këtë komunë, konfirmoi se 18 persona nga Vushtrria janë shëruar. Ai tha se numri i rasteve të reja po zvogëlohet, e i të shëruarve po rritet.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, sot kemi vetëm një (1) rast pozitiv në Covid 19, kurse 18 raste të shëruara. Pra, fal Zoti dhe angazhimit të përbashkët rezultati po vazhdon të përmbyset për të mirë. Numri i të shëruarëve po rritet kurse rastet aktive po zvoglohen, sikurse edhe rastet e reja!

Vazhdoni të na ndihmoni duke respektuar masat preventive anti Covid 19: mbajtja e distancës, përdorimi i maskave, kujdes me higjienen!”, shkroi Meholli në Facebook./21Media