Në 24 orët e fundit në Iran u regjistruan 209 viktima dhe 2 mijë e 182 raste të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë e Iranit konfirmoi se 1 mijë e 324 persona janë të hospitalizuar.

Njerëzit janë urdhëruar t’u shmangen tubimeve, të respektojnë distancën sociale dhe t’i mbajnë maskat.

Dje presidenti Hassan Rohani tha se 25 milionë persona janë të infektuar nga ky virus. Ai paralajmëroi se edhe 35 milionë njerëz mund të infektohen në muajt e ardhshëm.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit tha të premten se 13 mijë e 791 persona kanë vdekur nga koronavirusi./21Media