Tre rastet e fundit janë nga Mitrovica veriore

Tre rastet e fundit janë nga Mitrovica veriore

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rreth orës 01:40 të 4 prillit, ka konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus, dukë bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 135.

Mbrëmë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR (testimi 2), thuhet të jenë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti, prej 93 të testuarve, tre prej të cilave janë pozitive në Mitrovicë të veriut.

Nga data 08.02.2020 deri më 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.743 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 135 raste.

IKSHP-ja ka njoftuar se në vazhdimësi janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më tani në Kosovë janë prekur  nga koronavirusi i ri 135 persona, 16 janë shëruar dhe një i moshura ka vdekur./21Media