Në Afganistan janë regjistruar edhe 30 viktima në 24 orët e fundit. Numri total i rasteve të konfirmuara me koronavirus në këtë vend ka shkuar në 20 mijë e 342.

Në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul, ishte një prej ditëve më të këqija, u regjistruan 23 viktima. Kryetari i qytetit, Mohammed Yaghoub Heidari, paralajmëroi se numri aktual i infeksioneve mund të jetë më i lartë sesa që tregojnë shifrat zyrtare.

Nga e diela, mbajtja e maskave në vendet publike është e detyrueshme në Afganistan. Po ashtu edhe distanca sociale prej dy metrash duhet të ruhet./21Media