Në Malishevë janë regjistruar edhe 4 raste të reja me koronavirus. Me këto raste, numri i personave aktiv me COVID-19 në Malishevë, është 25 raste.

“Qytetarë të nderuar të Malishevës, ju lutemi që të vazhdoni ti respektoni rekomandimet e IKSHPK-së, për mbajtjen e maskave mbrojtëse, mbajtje të distancës, të higjienës dhe në maksimumin e mundshëm ti shmangni grumbujt me njerëz, si para sporteleve të ndryshme, ashtu edhe në rastet familjare, pasi kjo është mënyra e vetmen e parandalimit të përhapjes së virusit”, ka thënë sot nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, pas publikimit të raportit të rasteve të prekura me COVID-19 në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 112 raste të regjistruara, prej tyre 81 janë shëruar, 25 raste janë aktiv dhe 6 raste kanë përfunduar me vdekje. /21Media