297 raste të reja me Covid-19 dhe 4 viktima në 24 orët e fundit në Shqipëri. Sipas asaj që informon ministria e shëndetësisë, gjithsej janë kryer 1375 testime, ndërsa nuk e kanë fituar betejën me virusin 4 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në Shqipëri që prej fillimit të epidemisë.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar./oranews