Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në rang vendi për zgjedhjet e 25 prillit.

Teka kanë mbetur dhe 517 kuti për të numëruar, sipas të dhënave të KQZ-së në orën 08:00, janë numëruar 4682 kuti nga 5199 në total ose thuajse 90% e votave.

PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 675.225 vota ose 48.76 %, me 73 mandate.

PD-AN kanë marrë 546.911 vota ose 39.48%, konvertuar në 59 mandate në gjithë vendin.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 95.932 vota ose 6.92%, konvertuar në 5 mandate.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 31.063 vota ose 2.24%, konvertuar 3 mandate deputetësh deri më tani.

Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti./oranews