Në  24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi. IKSHPK-ja bëri të ditur se numri i viktimave deri tani në Kosovë ka arritur në 150.

Gjithshtu bëhet e ditur se për 24 orë janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njoftoi IKSHPK-ja. /21Media