Edhe 6 persona vdiqën nga Covid-19 në Kosovë

 

Edhe gjashtë persona janë regjsitruar të vdekur brenda 24 orëve si pasojë e Covid-19 në Kosovë. Kjo është bërë e ditur nga raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç).”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore, 372 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga 2 mijë e 856 mostra të testuara.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 156 raste, Prizren 33 raste, Pejë 32 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Istog 10 raste, Mitrovicë 9 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Gjilan 8 raste, Ferizaj 7 raste, Podujevë 6 raste, Klinë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.”, thuhet në raport.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.224 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.041./21Media

Back to top button