Edhe 7 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri, në mesin e tyre një 21 vjeçar

 

7 persona janë raportuar të vdekur dhe janë regjistruar 673 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 3927 testime, ndërkohë që mosha e viktimave ka qenë nga 21 deri në 77 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë  regjistruar të shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,971 që nga fillimi i epidemisë.

Në katër spitalet Covid në Shqipëri,  po trajtohen 260 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar./21Media

Back to top button