Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sonte 183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, prej të cilave 73 janë nga komuna e Prishtinës. Pas kryeqytetit, renditet Peja me 13 raste, Vushtrria me 11 raste dhe komuna e Fushë Kosovës dhe Lipjanit me nga 10 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është mbi 1 mijë e 800./21Media