Nëntë persona të infektuar me Covid-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar numrin total të viktimave në 697.

Ndërkohë, që dje në Kosovë janë shënuar 7 raste të vdekjes nga Covid-19.

Numri i rasteve të të infektuarave është rritur ditëve të fundit, vetëm sot janë shënuar 486 raste të reja nga 1 mijë e 374 testime, shifra këto të bëra publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të cilët vazhdimisht po bëjnë thirrje që të respektohen masat për shkak se numri i madh i të infektuarve do mund të mbingarkonte institucionet shëndetësore.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes./21Media