BE-ja thirrje liderëve të punojnë bashkarisht

BE-ja thirrje liderëve të punojnë bashkarisht

Bashkimi Evropian në një komunikatë për media ka bërë të ditur se është pranë Kosovës në luftimin e pandemisë. BE-ja ka ftuar të gjithë liderët institucionalë të punojnë bashkarisht.

“BE-ja qëndron bashkë me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë. I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politik ose institucional, por për unitet politik”, thuhet në reagim.

Më herët edhe shtetet e QUINT-it u kanë bërë thirrje liderëve politikë dhe institucionalë në Kosovë që të përqendrohen në luftën kundër koronavirusit duke respektuar dispozitat Kushtetuese dhe të mos merren me çështje politike./21Media