Më 8 nëntor do të mbahet virtualisht mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Ngjarja e cila do të shpërblejë me çmime artistët dhe projektet muzikore më të spikatura evropiane dhe jo vetëm, do të sjellë në skenën e saj virtuale gjithashtu edhe dy shqiptare.

Këngëtarja Rita Ora do të jetë njëra ndër prezantuesit e shumtë të MTV EMA 2020, duke prezantuar një performancë skenike ose duke ndarë një çmim.

Njësoj do të prezantojë edhe Bebe Rexha. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Bebe paralajmëroi pjesëmarrjen në MTV EMA 2020.