Federata e Boksit të Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e bordit.

Në këtë mbledhje është diskutuar rreth gjendjes momentale të sportistëve dhe fillimit të stërvitjeve pas pezullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Drejtuesit e kësaj Federate kanë vendosur që klubet të kthehen në stërvitje në fillim të muajit qershor, saktësisht më 1 dhe 2 qershor, duke respektuar rekomandimet e Institutit të shëndetit publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Klubet gradualisht të rikthehemi në stërvitjet e rregullta në objektet sportive dhe në ambiente te hapura që boksierët të fillojnë të fitojnë formën e duhur për vazhdimin e garave.