Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së  , Frashër Demaj është infektuar me koronavirus. Ai këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka bërë të ditura edhe simptomat.

“Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje.Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv.”, ka shkruar Demaj në Facebook.

Demaj po ashtu ka njoftuar se nga e premtja është  vetizoluar në shtëpi. “Po ndjek rekomandimet e mjekëve. Diana dhe Drini tani per tani janë mirë.”, ka përfunduar ai.

Sot, pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar edhe dy deputet tjerë të Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri (PDK) dhe Albena Reshitaj (AAK)./21Media

Të dashur familjarë e miq,Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë…

Gepostet von Frasher Demaj am Montag, 13. Juli 2020