Para Ambulancës Covid, është parkuar një makinë e Ndihmës së Shpejtë bashkë me stafin mjekësor. Po presin thirrje nëse paraqitet ndonjë rast të koronavirusit, ndërkohë u soll një pacient.

Në Ambulancën Covid vijnë pacientë, ndërsa tani për tani në Klinikën mobile ende nuk është hospitalizuar asnjë person.

Përderisa kanë mbetur vetëm edhe disa shtretër te Klinika Infektive, për fat të mirë te spitali mobil nuk ka asnjë pacient.

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq, thotë se kapacitetet e Klinikës, sa u takon vendeve të lira, janë kah fundi. Ka mbetur vetëm edhe një vend të lirë, por gjatë ditës së sotme pritet disa pacientë të lëshohen nga spitali.

“Kapacitetet kur bëhet fjalë për vende të lira, janë kah fundi. Ka vetëm edhe një vend të lirë. Por, me të vërtetë ka mundësi që të plotësohet i gjithë kapaciteti dhe pikërisht për këtë arsye është hapur edhe spital mobil. Në spitalin mobil nuk do të pranohen pacientë derisa nuk përmbushet tërësisht kapaciteti i Klinikës”, tha Milena Stevanoviq- Drejtoreshë e Klinkës Infektive.

Në Klinikën Infektive për momentin ka 95 pacientë. Stevanoviq, thotë se numri do të rritet nëse sjellja e qytetarëve vazhdon të jetë në nivel të ulët.

“Derisa sjella jonë është e tillë siç është, mund të presim vetëm numra më të lartë”, u shpreh Drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq.

Rastet e reja i “vërshuan” spitalet në qytetet e tjera në Maqedoni, prandaj pacientët po dërgohen në Shkup. Në Spitalin “8 Shtatori” nuk ka asnjë shtrat të lirë, prandaj nuk pranohen të infektuar me koronavirus./21Media