Duket se jetëgjatësia e Superligës Evropiane e krijuar të dielën e kaluar tashmë po shkon drejt fundit.

Mediat angleze para pak çastesh raportuan se Chelsea po e formalizon dokumentacionin për t’u larguar nga kjo garë, por se ata nuk do të jenë skuadra e vetme që do ta bëjnë këtë.

Sipas lajmeve më të fundit nga Anglia dhe Spanja, edhe Manchester City dhe Atletico Madridit janë në po të njëjtën rrugë dhe pritet që së shpejti ta zyrtarizojnë largimin nga kjo garë.