Shkon në 63 numri i të prekurve nga koronavirusi

Shkon në 63 numri i të prekurve nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për dy raste të reja me koronavirus në Kosovë.

“Sot me 24.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar katërdhjetë e dy (42) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, dy (2) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë./21Media