Edhe dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj u nisën për në Turqi

 

Pak minuta më parë drejt Turqisë u nisën edhe dy pacientë të tjerë të cilët kanë pësuar djegie më të thella nga shpërthimi në Ferizaj. RTV21 po qëndron në vendin e ngjarjes dhe u sjell pamje nga QKUK në Prishtinë.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm edhe dy pacientë të tjerë të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj janë nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi.

Konzoliumi i Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Anestezionit kanë vendosur për të gjashtë të lënduarit më rëndë që po trajtohen në QKUK se u duhet trajtim jashtë vendit. Katër prej tyre sot u dërguan në Turqi.

Nga shpërthimi i bombolës që ndodhi gjatë së martës në një lokal në Ferizaj u lënduan 42 persona./21Media

 

Back to top button